Një femër ka goditur me thikë të dashurin e saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Ferizajn teksa thuhet se viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta për shkaqe xhelozie e ka therur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të dashurin e saj. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar tretman mjekësor pasi që edhe e dyshuara kishte lëndime trupore dhe ishte e shqetësuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.