Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ka vlerësuar se dorëheqja e kryemisnitrit Zoran Zaev nuk i shërbeu qëllimit të stabilitetit në rajon, ndërsa bëri thirrje që pasardhësi i Zaevit të mbetet i përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
“U bëj thirrje pasardhësve të Zoranit që të qëndrojnë fuqishëm dhe vazhdimisht të përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të vendit të tyre dhe nevojës për fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e tyre”, theksoi nënkryetari i Komisionit Evropian Schinas.
Duke folur për perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai tha se ishte “absolutisht i bindur se është një proces i pakthyeshëm, ndërsa integrimi i tyre është i përshkruar dhe i ligjshëm” dhe vuri në dukje se në asnjë rast popujt e rajonit nuk duhet të humbasin këtë bindje absolute.