Deputeti i ASH-AAA: “U mashtruam! Do të tërheq nënshkrimin”

Një nga 12 deputetët e ASH-AAA, me të cilin ka biseduar TV21, pritet të tërheq nënshkrimin e tij nga “shumica e re” të cilën të premten mbrëmë e lajmëroj #HristijanMickoski i VMRO-DPMNE!

Marketing

Polemikat tek disa deputetë shqiptar, tek kjo shumicë e re, janë ngritur rreth qëndrimeve që mban E Majta (Levica) e që nuk përputhen me profilin e tyre politik!

“Na kanë mashtruar…do të tërheq nënshkrimin”, tha për TV21 një nga deputetët shqiptar, që kërkoi të mos citohet me emër!

Ndryshe, qëndrimi zyrtar i ASH-AAA, si grupim politik mbetet i pandryshuar!

Deputeti Halil Snopçe tha për TV21 se shumica e re mbetet e pandryshuar, pavarësisht zërave që shfaqen se ka deputetë që kanë “ndërru mendje”.

Ai thotë me bindje se 12 deputetët të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, janë të njëzëri!

“61 nënshkrime janë të deponuara”, tha Snopçe për TV21, duke konfirmuar numrat në kuvend.

Partneri i ri i opozitës, me 3 deputetë, Lëvizja Besa, shprehet se pas 48 orëve, gjithçka pritet të qartësohet!

Arijanit Hoxha, të premten përfaqësoj Besën, kur Mickoski shpalli fundin e qeverisë Zaev2!

Hoxha është ministër i bujqësisë në qeverinë aktuale, në dorëheqje!

Edhe opinioni publik ndërkaq duket i ndarë rreth zhvillimeve të fundit, pasi Lëvizja Besa bëri ndërrimin e partnerëve të qeverisë, e në veçanti debati u përqendrua rreth asaj se çka përfaqëson #Levica!

Mirëpo, Besa shkak merr tek zgjedhjet në Zhelinë, ku u anulua rezulati në një vendvotim, dhe kështu edhe fitorja e Blerim Sejdiut!

Vendimi për daljen e Besës nga qeveria me LSDM-në dhe kalimi në koalicion me VMRO-DPMNE, sipas kësaj partie ishte i nevojshëm!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kur u thirr nga TV21 të shtunën ishte në zyrën e tij të re, në komunë të Tetovës!

Telefonatat nuk i ndaleshin.

Ai shpjegon për TV21 se pavarësisht rrethanave politike, shumica e re do t’i ketë edhe më shumë deputetë sesa deri më tani me LSDM-në!

“Ne bëmë shumicën e re (61 deputetë) dhe do t’i shtojmë numrat ditëve në vijim”, tha Kasami për TV21.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, nuk iu përgjigj as thirrjeve dhe as porosive që i shkroi redaksia e TV21.

As Zejdi Rexhepi dhe Hysni Ismaili, nuk përgjigjen!

Jozyrtarisht mësohet se kryetari i partisë po kërkon unitet tek deputetët e Alternativës!

Edhe për këtë gjë u pyet Gashi, por s’u përgjigj!

Përgjigje s’ka dhënë as Fadil Zendeli i Lëvizjes Besa!

Afat për sqarim të fuqisë politike në kuvend ka dhënë edhe Hristijan Mickoski, duke i kërkuar kryeministrit Zoran Zaev që deri të hënën ta deponojë dorëheqjen në kuvend, ose të shkarkohet nga “shumica e re”!