“Plumbat i shkatërruan fytyrën”, vritet aktivistja në Afganistan

Aktivistja 29-vjeçare dhe lektorja e ekonomisë Frozan Safi u qëllua për vdekje në Afganistan. Ajo është mbrojtësja e parë e të drejtave të grave, raporton Guardian, që vritet që kur talebanët u kthyen në pushtet në muajin gushtin.

Marketing

Frozan Safi ishte zhdukur prej rreth dy javësh. Trupi i saj u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif në veri të Afganistanit, ndërsa mediat e huaja raportojnë se plumbat i kishin shkatërruar fytyrën.

“E kemi njohur nga rrobat. Plumbat ia kanë shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke. “Kishte plagë plumbash në të gjithë trupin, shumë për t’u numëruar, në kokë, zemër, gjoks, veshka dhe këmbë.” Unaza e saj e fejesës dhe çanta nuk ishin aty, shtoi Rita siç raporton Guardian.

Një zëdhënës i talebanëve, Qari Sayed Khosti, tha se katër gra u gjetën të vdekura në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, Afganistan, mes tyre edhe aktivistja Frozan Safi dhe se dy të dyshuar janë arrestuar.