El Hilali” dhe Shkolla “Maarif” ndihmojnë jetimët

Sot në degën e OH “El Hilal” në Tetovë u organizua një takim me përfaqësuesit e Shkollës ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë. Qëllimi i vizitës së drejtorit të shkollës, Ali Sedat Aslan, ndihmësdrejtorëve Murat Kordemir dhe Nihat Mahmut, ishte realizimi i bashkëpunimit humanitar, respektivisht dorëzimi i ndihmës financiare për gjithsej 11 familje të jetimëve që janë të evidentuar në degët e Tetovës (9) dhe Gostivarit (2).
Të hollat ishin grumbulluar nga vetë nxënësit e Shkollës “Maarif” nëpërmes aksionit “Kermes” humanitar. Mjetet e grumbulluara nga shitja u janë dedikuar jetimëve.
Mysafirët nga ky institucion edukativo-arsimor u pritën nga kryetari i “El Hilal”-it, Behixhudin Shehapi dhe kryetari i degës, Ardit Kamberi. Në këtë takim ishin prezent edhe nënkryetari i Organizatës, Qenan Ramadani dhe koordinatori i zyrës së degës së Tetovës, Dalip Hajrullahu.
Të gjithë ata e falënderuan Shkollën “Maarif“për kontributin dhe shprehën mirënjohje që e kanë zgjedhur pikërisht “El Hilal”-in për këtë bashkëpunim, një organizatë e cila tashmë një kohë të gjatë merret me këtë kategori sensitive të nevojtarëve.

Marketing