Pasojat e qarkullimit të dobët të gjakut

Problemet e qarkullimit të gjakut prekin shumë persona… katër gra në 10 ankohen për probleme me qarkullimin venoz, por ato prekin edhe shumë burra, shkruhet në faqja e internetit melarossa.it.

Marketing

Qarkullimi i dobët i gjakut mund të favorizohet nga një mënyrë jetese sedentare, nga vapa në verë dhe nga nxehtësia e tepërt e shtëpive të mbinxehura në dimër, nga zakoni i veshjes së rrobave dhe/ose çizmeve shumë të ngushta, nga udhëtimet ajrore, nga konsumimi i tepërt i kripës.

Përveç këtyre, rol luajnë edhe duhani, alkooli dhe mosha.
Faktorë të rëndësishëm rreziku janë pesha e tepërt dhe obeziteti, që rrisin ngarkesën e venave dhe pengojnë qarkullimin në gjymtyrët e poshtme.

Por mund të jetë edhe një problem i kolesterolit që rrit viskozitetin e gjakut ose qëndrimi ulur këmbë përmbi këmbë gjatë gjithë ditës.

Simptomat e qarkullimit të dobët

Qarkullimi i dobët i gjakut ndodh kryesisht në gjymtyrët e trupit, me ftohjen e duarve dhe këmbëve, fryrjen e këmbëve, rëndimin e tyre dhe dhimbje në gjymtyrë. Ndonjëherë, personat e prekur nga kjo gjendje ndjejnë si shpime gjilpërash dhe kanë vështirësi të qëndrojnë më këmbë.

Problemet e qarkullimit të gjakut, gjithashtu, mund të shkaktojnë simptoma të tilla si: lodhje kronike, ndjesi të fikti, marramendje.
Si të përmirësohet rrjedhjen e gjakut

Pini çajra bimorë me bazë ginko biloba: është një ilaç natyral i rekomanduar për të përmirësuar qarkullimin. Ginko ka aftësinë të zgjerojë enët e gjakut dhe t’i japë elasticitet mureve venoze.

Pini shumë lëngje! Uji, çajrat bimorë dhe lëngjet e ndryshëm të frutave janë të zgjedhjet më të mira.

Masazhoni duart, këmbët për të stimuluar rrjedhjen e gjakut.
Mbani këmbët lart sa më shpesh të jetë e mundur, veçanërisht nëse punoni ulur.

Natën, mund të vendosni jastëkë nën dyshek para gjumit dhe/ose të ngrini këmbët vertikalisht në mur, kur të ktheheni nga puna.