Një shtetas gjerman mbrëmë është gjetur i vdekur në banesën ku banonte në Gjakovë.
Fillimisht një bashkëpunëtore e tij ka kërkuar verifikim të gjendjes shëndetësore të shtetasit gjerman dhe policia së bashku me pronarin e banesës ku banonte ai dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ka hyrë në banese dhe ka gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në krevat.
Sipas Policisë, në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e ti.
Rasti është hapur si ‘’Vdekje e dyshimte’’ dhe se trupi i pa jetë është dërguar për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore.
Në lidhje me rastin janë informuar të gjitha njësitet relevante për veprimet e mëtutjeshme.