Ilir Prapashtica është aktori i njohur kosovar, i përfshirë në shumë projekte të ndryshme televizive.
Popullariteti i erdhi nga seriali i njohur vendor “Familja Moderne”, ku ai luajti rolin legjendar të Longarit.
Tutje, aktori u përfshi edhe në shumë prodhime të tjera televizive, kryesisht në seriale të zhanrit komedi.
E, vitet e fundit ka dalë më në pah edhe jeta private e aktorit. Në një postim të fundit, ai shihet nën shoqërinë e bashkëshortes, që është vajza e ish kryeparlamentarit Nexhat Daci.