Mexhiti mohon se deputetët e BDI-së do të forcojnë shumicën e Mickoskit

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pas informacioneve të publikuara në disa media se dy-tre deputetë të partisë së Ali Ahmetit do të kalojnë në një shumicë të re parlamentare të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, tha për “Sloboden pecat” se BDI është parti stabile dhe siç tha ai. ka përvojë të mjaftueshme për t’u përballur me sfida të tilla.

Marketing

Informacionin se deputetët e BDI-së do të forcojnë mazhorancën e ka publikuar “In7”, ku thonë se i dinë emrat e këtyre tre deputetëve, por se nuk do t’i publikojnë për të ruajtur burimin. Sipas informacioneve të tyre, njëri prej deputetëve është nga Pollogu, ndërsa dy të tjerët nga rajoni i Shkupit.

Këtë e ka hedhur poshtë kategorikisht Mexhiti. “Në të mirë e në të keqe deri në fund me liderin”, ka shkruar Mexhiti dhe ka shpërndarë një foto të tij dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.