Andryi Shevchenko tashmë është zyrtarisht trajneri më i ri i skuadrës italiane Genoa.
Ish-sulmuesi i Milanit ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin deri më 2024 ku do të përfitojë dy milion euro në sezon.
Në pritje të shënimit zyrtar, Genoa dhe Sheva kanë shkëmbyer tashmë mesazhe të qarta në Twitter.
Një postimi në Twitter me flamurin ukrainas të Genovas, trajneri i është përgjigjur me emoji kuqeblu, mesazhe që llogariten si njoftim zyrtar për arritjen e marrëveshjes.
Shevchenko së fundi ishte trajner i kombëtares ukrainase ku qëndroi për pesë vite nga 2016 deri më 2021 pas përfundimit të kampanjës në Europianin e verës që shkoi.