Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur pas mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku ka thënë se tash duhet të përcakohet kursi i të ardhmes së këtij vendi.
Osmani, ka thënë po ashtu se është shumë me rëndësi të merret një vendim që do ta kthejë stabilitetin në vend, derisa ka theksuar se lideri i tij, Ali Ahmeti, do të takohet me të gjithë përveç atyre që janë kundër shqiptarëve.
“Tash duhet të përcaktohet kursi i të ardhmes së këtij vendi. Tani është me rëndësi që të mirret një vendim që do ta kthejë stabilitetin në vend. Vendi është para një mundësi serioze për bisedime, BDI është këtu që në këto lojëra politike gjithmonë di të ruajë interesin e shtetit. Qytetarët të jenë të qetë sepse Ali Ahmeti do ta ruaj sigurinë në vend. Ali Ahmeti do të takohet me të gjithë përveç atyre që janë kundër shqiptarëve”, ka thënë Osmani para mediave.