Dhuna ëstë shfaqur në fushën e futbollit në ndeshjen e kategorisë së dytë, në sfidën mes Flamurtarit dhe Albpetrolit e zhvilluar në Patos. Pikërisht në minutën e 69-të të takimit Mateo Qarri i Flamurtarit dhe Nimet Meçaj i Albpetrolit kanë grushtuar njëri-tjetrin në fushën e lojës.
Gjyqtari i ndeshjes nuk i ka ndëshkuar të dy me kartonë të kuq, ndërsa loja rinisi pas disa minutave ndërprerje.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, për Flamurtarin.