Zv drejtori i DAP-it Selami takohet me kryetarin e shoqatës të kontabilistëve në Maqedoninë veriperëndimore

Në kuadër të agjendës së sotme, realizova takim pune me z.Vullnet Bajrami, kryetar i Shoqatës së kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar të MVP me seli në Shkup, e cila ka të anëtarësuar mbi 150 kontabilistë nga e gjithë Maqedonia e Veriut.
Në takim biseduam për shumë tema të përbashkëta, me theks te veçantë për sistem më efikas të administratës tatimore, rritja e efikasitetit të digjitalizimit për qasje më të lehtë dhe më të shpejtë, si dhe për mënyrën e re të përllogarritjes tatimore.
Me z. Vullnetin u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin e ndërsjellë, i cili do të ishte në interes të Institucionit që përfaqësoj, por edhe në interes të shoqatës dhe kontabilistëve të Maqesonisë së Veriut, për të lehtësuar obligimet dhe punët të cilat kanë te bëjnë me Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Marketing