Arrestohet shkupjanja, kjo është arsyeja

SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër Xh.K (31) nga Shkupi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “shantazh”, që dënohet sipas nenit 259 të Kodit Penal.

Marketing

Ajo dyshohet se e ka shantazhuar D.I. (59) nga Shkupi se në rrjetet sociale do të publikojë fotografi dhe video material me përmbajtje komprometuese nëse nuk i jep para.

“Pas ndërmarrjes së masave nga nëpunësit policorë pran[ SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shkup Xh.K është privuar nga liria dhe te ajo janë gjetur një pjesë e parave që i ka marrë nga i dëmtuari”, kumtoi sot MPB-ja.