Nisma për votimin e mosbesimit të qeverisë e dorëzuar ditën e hënë do të ngelet por e njejta do të “korrigjohet teknikisht”, kështu deklaroi deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski pa cekur nëse në këtë listë do të ndodhen deputetët e partisë “E Majta”. Në listë nuk do të jenë 61 firma por sipas tij do të ketë numër më të madh të deputetëve që do të votojnë mosbesimin e qeverisë.
“Iniciativa mbetet, Rregullorja mundëson që të mund të korrigjohet teknikisht pa u bërë ndryshime në afatet për votimin e saj. Do të bëjmë korrigjim teknik i cili do të japë hapësirë që të gjejnë veten edhe deputetë të caktuar të cilët kishin vërejtje dhe të votojnë për rënien e Qeverisë Zaev. Të enjten do të votohet me këtë iniciativë në të cilën do të ketë numër më të vogël të firmave nga 61 sa atë që parashtruam fillimisht por do të ketë numër më të madh të votave që do të votojnë mosbesimin e qeverisë.”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.