Pendarovski me shaka: As shërbimet më të mëdha për zbulim nuk e dinë se kush ka 61 deputetë

Presidenti, Stevo Pendarovski në emisionin ClickPlus në TV21 është përgjigjur në shaka në pyetjen nëse ka informacione se kush ka shumicë parlamentare për momentin.

Marketing

“Unë bëja shaka dje edhe sot me një bashkëpunëtor timin, dhe them se edhe shërbimet më të mëdha kundërzbzluese nuk dinë për momentin se kush ka 61 deputetë”, tha presidenti Stevo Pendarovski në emisionin ClickPlus në TV21, që do të emitohet sonte në ora 21:30.

Pendarovski sonte flet edhe për reagimet e para të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe për çështjet që i ka adresuar Angela Merkel. Shikoni TV21, sonte me fillim nga ora 21:30, në ClickPlus flet presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.