A ju duhen vërtetë 8 orë gjumë për trup të Shëndetshëm?

Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjatja e 8 orëve gjumë çdo natë.

Marketing

Në këtë mënyrë do të mund të shplodhni dhe mbroni trurin e trupin tuaj.

Por sipas ekspertëve kjo nuk është e thënë të jetë e vërtetë për këdo.

Cikli i gjumit varet ngushtë nga gjenet tuaja dhe ka disa mënyrë se si mund ta merrni vesh se cilit grup “gjumashësh” i përkisni.

Sa orë duhet të flini?
Rkomandimet për gjumin janë të njejta si ato për konsumin e ujit.

Është e shëndetshme ajo çfarë ju bën jut ë ndihemi më mirë.

Askush nuk mund ta di me ekzaktësi nëse ka një rekomandim të vetëm mbi këto çështje apo disa.

E teksa shumica e ekspertëve rekomandojnë 8-9 orë gjumë çdo natë, të tjerë thonë të kundërtën.

Sipas terapistes Annie Miller, ciklet e gjumit tek njeriu kanë ngjyshuar përgjatë periudhave të ndryshme historike për t’u përshtatur me jetesën.

Standarti i 8 orarëshit nuk është i vlefshëm për të gjithë, pasi disa nejrëz mund të ngopen edhe me 5-6 orë gjumë.

Në vitin 2019 shkencëtarët arritën të zbulonin edhe një gen të veçantë që lidhet me këtë.

Quhet “geni i pagjumësisë” dhe njërëzit të cilët e mbartin kanë nevojë vetëm për 6.5 orë në natë pa pasur efekte anësore negative.

Ky zbulim i Institutit nacional të Shëndetit në Amerikë (NIH), është një provë e vogël mbi këtë çështje, por provon teorinë se jo të gjithë njerëzit kanë nevojë për të njejtën sasi gjumi.

A mund të ndodhë e kundërta?
Nga na tjetër ekspertët nuk kanë evidentuar deri tani ndonjë gen përgjegjës për përgjumjen e vazhdueshme.

Sipas terapistëve dhe psikologëve gjumi varet shumë tek gjenetika e gjithësecilit prej nesh.

Ndaj nuk është çudi që të mund të keni një sistem gjumi të personalizuar që ju përshtatet vetëm ju dhe jo 8- orarëshit të rekomanduar kaq shumë.