Befason Pendarovski: Mos t’u mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por Kosova nuk është më prioritet i Amerikës

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë për ClickPlus në TV21 teksa ka zbuluar bisedën që e ka zhvilluar muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur edhe për qasjen SHBA-së ndaj rajonit.

Marketing

Konkretisht për Kosovën, Pendarovski ka vlerësuar se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-ve, së paku jo në nivelin siç ka qenë në vitin 1999.

“Të mos u mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Tash nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski