Dje në Shkup me urdhër të marrë nga Gjykata Penale në Shkup policia ka realizuar bastisje në një banesë në rrugën “Benjamin Mançukovski” në komunën e Shkupit – Aerodrom.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, aty janë kapur M.M.(20) dhe një 16-vjeçar nga fshati Zellenikovë.
“Gjatë bastisjes është gjetur tabletë me ekstazë dhe peshore me mbetje të kokainës, kurse në hapësirat e bodrumit është gjetur edhe paketim me eksploziv të cilat janë marrë për ekspertizë të mëtutjeshme. Gjatë bastisjes në rrugën “Bojmija” në paketim prej letrës është gjetur sasi e madhe e mjeteve prej 100 dollarësh, apo gjithsej 396.200 dollarë për të cilat kontrolli i parë tregon se bëhet fjalë për bankënota të falsifikuara dhe një paketim polietenik ku ka pasur 149 ekstaza”, thuhet më tej në njoftim, transmeton TV21.
Personat janë arrestuar dhe kundër tyre Sektori i Punëve të Brendshme do të parashtrojë kallëzim penal përkatës.
Më tej, në njoftim thuhet se gjithashtu, gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve të koordinuara, është arrestuar edhe N.T.(20) pasi gjatë kontrollit personal janë gjetur marihuanë e drogë sintetike dhe M.G.(21) tek i cili është gjetur marihuanë