Mentor Hazirit nuk i është pranuar kënga në RTSH, për të konkurruar e më pas nëse do dilte fitues, të shkonte në Eurovision.
Artisti u shpreh i revoltuar në rrjete sociale ndaj personave që udhëheqin dhe festivalit në përgjithësi, që siç tha ai nuk i dhanë arsye pse u refuzua.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, njoftoi se kënga është publikuar në platformën Youtube, dhe gjithashtu shkroi: “Kjo është kënga që nuk u pranua në Festivalin e RTSH-së, vlerësojeni vetë”.
Më poshtë mund ta ndiqni të plotë këngën.