Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, e cila ditën e djeshme mori Çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council”, përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, liberalizmin e vizave për Kosovën.
Dua, fjalimin e saj e nisi në gjuhën shqipe, duke i përshëndetur të pranishmit me fjalën “Mirëmbrëma”.
“Siç themi ne në Kosovë, mirëmbrëma!”,- u shpreh Dua.
Ndërsa vijoi duke thënë se tani më Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Europian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se 3 vite më parë.
“Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”-tha ndër të tjera Dua Lipa.
Edhe vetë Von Der Leyen postoi një foto me Dua Lipën në rrjetin social “Twitter”, ku shkruante se ylli i muzikës ndërkombëtare ka një ndikim shumë të madh në botë./