Bomova: Pakti i fshehtë ASH-AAA-VMRO-LEVICA, tradhëtia dhe hipokrizia më e madhe, nuk e realizuan dot dëshirën e Apasievit

Një gjë nuk e kuptoj, pse i prishi matematikat Kastriot Rexhepi kur edhe nëse do ishte i pranishëm ai do ishte deputeti i 59-të, prapë nuk plotësohej numri pas “tërheqjes” së Levicës.

Marketing

Apo janë marrë vesh me Levicën për të mos u marur vesh. Nuk ka hipokrizi më të madhe se shfaqja teatrale me tërheqjet e nënshkrimeve nga Levica dhe dakordësia e fshehtë për të votuar bashkë.

Pislliqet që nxori në pah Zejdi në emision nuk janë as 1% e maskarralliqeve çfarë kanë gatuar bashkë ASH-AAA-VMRO-LEVICA. Të thuash që më gënjeu partneri i koalicionit për Levicën publikisht, e të bësh pakt të fshehtë po prapë me 2 deputetët e Levicës është hipokrizia më e madhe.

Por populli e kuptoi qartë paktin e djallit dhe bërjen bashkë të të gjithëve për tia plotësuar dëshirën Apasievit, dhe kush më shumë se Apasievi e dëshironte ta dërgojë në opozitë BDI-në? Mjafton të hyni ne profil tek Apasievi dhe shikoni që synimi i tij është ta largojë BDI-në dhe Ali Ahmetin. Reflektoni dhe mendoni mbi këtë!

Kur bëhen bashkë gjithë Maqedonët dhe vasalët e tyre shqipfolës, për të mposhtur forcën më të madhe politike shqiptare – BDI-në dhe liderin e vetëm shqiptar Ali Ahmeti, ndodh ajo që ndodhi vjet në zgjedhjet parlamentare, ku para zgjedhjeve të gjithë e luftuan, por i mposhti të gjithë i vetëm!

Prisni dhe pak dhe do e pësoni më zi se vjet!
Opinion nga: Yilldrit Bomova