Kandidati bullgar për president: Erdha në RMV për të zgjatur dorën dhe për të bërë thirrje për arsye të shëndoshë

Kandidati bullgar për president Lozan Panov tha sonte se ka ardhur për të vizituar Maqedoninë për të zgjatur dorën për të ulur tonin e urrejtjes mes dy kombeve.

Marketing

“Dua të bëj thirrje për arsye dhe të ndërtojmë ura që të kemi një dialog normal. Mendoj se dialogu është i rëndësishëm dhe duhet të tregojmë një fytyrë tjetër.

Interesi kombëtar i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së. Marrëdhëniet mes dy vendeve kur janë të këqija destabilizojnë të gjithë rajonin, sepse gjithmonë në mosmarrëveshje humbin të dyja palët. Njerëzit që ende e duan Jugosllavinë e Titos dhe Bullgarinë e zhivkovës duhet të largohen nga procesi dhe të lejojnë njerëzit të na bashkojnë. Toni i bisedës nuk është mjaft serioz në dy vitet e fundit”, tha Panov për “Sitel”.