Ratkoceri: Alternativa mund të marrë pushtet edhe më shumë se sa që kishte Lëvizja Besa

Gazetari Arben Ratkoceri, i ftuar në emisionin Click Plus për të debatuar në lidhje me mocionin e pasuksesshëm të opozitës ndaj Qeverisë, ka deklaruar se partia e Afrim Gashit, Alternativa, mund të marrë pushtet edhe më shumë se sa që kishte Lëvizja Besa.

Marketing

“Alternativa kështu si është, është etnitet në veti, ka 4 deputetë dhe unë besoj se me krahë të hapur do ta presin partnerët e Qeverisë, madje ka mundësi që të merr pushtet edhe përtej kësaj që kishte Lëvizja Besa”, tha Ratkoceri.