Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk rekomandoi masa të reja për shkak se gjendja epidemiologjike mbetet stabile.
“Edhe pse ka rritje të rasteve të reja në bazë ditore, gjendje epidemiologjike te ne mbetet stabile, nuk ka ngarkim të kapaciteteve spitalore. Pikërisht kjo është arsyeja kur vendosim të rekomandojmë masa shtesë, ndërsa momentalisht, për fat të mirë, disa nga kovid qendrat që në valët e mëhershme ishin të ngarkuara, tani janë bosh. Përqindja më e madhe e pacientëve të hospitalizuar janë persona të pavaksuinuar”, thonë nga KSI.