Fotografuan rezidencën e Erdoganit, arrestohet çifti izraelit

Një çift izraelit është arrestuar nën dyshimin e spiunazhit pasi fotografuan rezidencën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll . Ministria e Jashtme izraelite tha të enjten se ishte në dijeni të incidentit, sipas haaretz.

Marketing

Sipas raportimeve në mediat turke , në momentin që çifti ka bërë foton, kanë qenë në një restorant në Stamboll. Është bërë me dije se ka qenë një kamerier, i cili i ka denoncuar në polici. Megjithatë, sipas avokatit të çiftit, fotografia është realizuar nga brenda një anijeje.

Çështja do të hetohet nga shërbimi kundër terrorizmit turk, sipas raportimeve, duke shtuar se çifti pritet të dalë sot në gjykatë. Çifti izraelit, i akuzuar për spiunazh, dyshohet se i ka dërguar dikujt foton në WhatsApp , duke shkruar “Shiko shtëpinë e Erdoganit, sa bukur është”.

“Arrestimi i klientëve të mi është i panevojshëm, ” tha avokati i çiftit, duke shtuar: “Gabimi i tyre i vetëm është se po fotografonin pallatin e Erdoganit gjatë një udhëtimi me anije. “Ky është një rast i rrallë në të cilin ministri i jashtëm duhet të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar që qytetarët izraelitë të mos ndalohen përtej kufirit të Izraelit.”