Sela dhe Taravari humbën 31.000 vota

Si rezultat i koalicionit me VMRO DPMNE por edhe të bashkuar me Alternativën, Aleanca humbi shumë vota duke e pasur parasysh se vitin e kaluar në zgjedhje parlamentare kishte grumbulluar 80.000 vota. Këtë vit në zgjedhje lokale ata ranë në 49.000 vota.

Marketing

Këtë vit Aleanca dhe Alternativa bënë koalicion me Levicën anti-Amerikane, anti-BE, anti-NATO, anti-Kosovë. ASH pritet që në vazhdim të humb edhe më tepër votues. Ky numër 49.000 pritet të përgjysmohet në të ardhmen. Tradhtia e cila ju bë shqiptarëve me bashkimin e Levicës do t’i ndëshkojë me mos dhënjen e votës.

Aleanca vetëm sa ka filluar që ta fundos veten. Papërgjegjësia ndaj votuesve të saj duke mos e përfillur aspak votën që ata ia dhanë për ta çuar shtetin përpara, po reflekton ndryshe nga qytetarët. Të revoltuar pas asaj iniciative pro-ruse për rrëzimin e Qeverisë, qytetarët shprehen se janë të dëshpëruar dhe se numri prej 49.000 votash do të përgjysmohet tek Aleanca