Sot në Dibër para votimit për kryetar komune të drejtën e votës e shfrytëzuan 67 persona, të paraqitur si të sëmurë ose të pafuqishëm. Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues, ndërkaq nesër do të votohet në 27 vendvotime. Kryetari i komisionit Komunal zgjedhor thot se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen me sukses të zgjedheve vendore.
Gara e zgjedhjeve vendore në komunën e Dibrës do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme që do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve ku në garë për njeriun e parë të qytetit janë dy kandidatë dhe atë Hekuran Duka i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Bekim Pocesta i Aleancës për shqiptarë dhe Alternativa.
Kryetari I komisionit Komunal zgjedhor Rilind Hasa thot se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen me sukses të zgjedheve vendore.
Nesër në 27 vendvotime do të votojnë 19211 qytetarë me të drejtë vote gjatë ditës së sotme votuan 67 qytetarë që janë paraqitur si të sëmura apo të pamundur për të votuar.
Të shpresojmë për mbarëvajtje të sukseshme të zgjedhjeve deri në orët e mbrëmjes.