Grubi: Në shumicë parlamentare janë të gjithë të mirëseardhur, përveç “Levicës”

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se shumica parlamentare aktuale është stabile dhe se të gjitha subjektet politike janë të mirëseardhura në këtë përbërje parlamentare, përveç partisë “E Majta”, përcjell TV21. Grubi tha se ndjehet i gëzuar nga dështimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Marketing

“Kishte deputetë që në rend të parë e vendosën interesin e shtetit, interesin e përbashkët të shoqërisë sonë, e jo interesin e dy apo tre liderëve të cilët ishin vënë në shërbim për ta rrënuar rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Unë jam i bindur se edhe shumica edhe parlamentare do të rritet nga të gjithë deputetët që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut stabile, të sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike, me marrëdhënie të mira nderfqinjësore, një anëtare e denjë e NATO-s, me perspektivë evropiane. Të gjitha ato forca janë të mirëseardhura, përveç partisë “Levica”, e cila nuk ka vend në këto politika”, deklaroi mes tjerash Grubi.