



Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) njofton se me vendimin e fundit do të ulet çmimi i benzinës BS-98 për 1,5 denarë, ndërkaq do të shtrenjtohet çmimi i dizelit për gjysmë denari. Sipas vendimit të fundit, çmimet janë:
Benzina EUROSUPER BS-95 – do të shitet për 75,00 (denarë/litër)
Benzina EUROSUPER BS 98– do të shitet për 77,00 (denarë/litër)
Nafta EURODIZEL BS (D-E V) – do të shitet për 68,00 (denarë/litër)