Qeveria do të mbajë mbledhjen e 119-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, më 16 nëntor 2021 (e martë), do të mbajë seancën e 119-të të rregullt, me disa pika nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Marketing

Në seancë, në rend dite, krahas disa projektligjeve për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e mbrojtjes sociale, mbrojtjen e fëmijëve, është edhe Informacioni për rrjedhën dhe ecurinë e zbatimit të modelit të ri për vlerësimin e arsimit plotësues , mbështetje shëndetësore dhe sociale për fëmijët dhe të rinjtë, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksionimit (KNF).