Ratkoceri: Si do ta zhvillojë Tetovën Bilall Kasami ku deshi ta rrezojë Qeverinë?

Rrethi i parë i zgjedhjeve në Kosovë dhe Maqedoni u zhvillua në të njëjtën ditë .E përbashkëta është se dy kryeministrat pësuan disfatë në zgjedhjet lokale me një situatë thuajse të ngjajshme.

Marketing

Por ajo që dallon është mënyra e veprimit politik prej së cilës më shumë do përfitojnë qytetarët sidomos në qytete kryesore si Prishtina dhe Tetova nl një bashkëpunim me nivelin qendrorë. Në vijë të këtyre zhvillimeve gazetari Arben Ratkoceri ka bërë një paralele midis dy krerëve të këtyre komunave .Derisa i pari Përparim Rama nuk e ka mbyllur derën e bashkëpunimit me Albin Kurtin për ta zhvilluar Prishtinën ,kjo nuk ndodhë njëjtë me Bilall Kasamin sepse ai deshti ta rrëzojë partnerin e Qeverisë ,Zoran Zaev për të cilën dështoi.

“Përparim Rama, tha do kërkojë takim me oponentin – kryeministrit Kurti, për të diskutuar për projekte për ta zhvilluar Prishtinën.

Bilall Kasami, si u zgjodh kryetar i Tetovës, i hyri avanturës për ta rrëzuar partnerin e tij, kryeministrin Zaev, ku edhe dështoi.

E hajde le të më tregon dikush si me e zhvillu Tetovën, me këtë mendësi, frymë e sidomos përgjegjesi, që ka i pari i tyre”ka shkruar Arben Ratkoceri në një pistim në rrjetin social facebook.