MPB: Nuk është konstatuar vjedhje e rrymës në QTQ

Me rastin e aksionit të sotëm në bodrumin e Qendrës Tregtare të qytetit, nga MPB për TV21 thonë se sot në ora 14.45 në SPB Shkup A.M. ka raportuar se në magazinat e QTQ-së “ka pasur makineri për prodhimin e kriptovalutave”, dmth për shkak të pretendimit për tregtim në internet të kriptovalutave, persona të caktuar kanë vjedhur energjinë elektrike për të shfrytëzuar kapacitetin e nevojshëm të makinerive kompjuterike të nevojshme për tregtimin e kriptovalutave. Nga MPB-ja theksojnë se në vendngjarje menjëherë kanë dalë efektivët policor.

Marketing

“Janë zhvilluar bisedime me personat përgjegjës të QTQ-së dhe me përfaqësues të EVN-së, ku është konstatuar se për matësat që janë në pronësi private nuk është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike, pas së cilës është konstatuar se nuk ka elemente për vepër e dënueshme sipas Kodit Penal.

Në gusht të vitit 2021, pas të dhënave operative për të njëjtën vepër penale “vjedhja e energjisë elektrike”, po ashtu policia ka vepruar në të njëjtin vend dhe nuk është gjetur asnjë vjedhje e energjisë elektrike dhe nuk janë gjetur kompjuterë për prodhimin e kriptomonedhave.