Thaçi: Koalicionin Levica e krijoi Taravari

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në ClicKPlus në TV21 thotë se dyshon që nisma për mocion të mosbesimit, gjegjësisht përpjekja për rrëzimin e Qeverisë paraqet përpjekje për destabilizim nga Rusia.

Marketing

Thaçi thotë se pjesëmarrjen në debate publike e sheh si detyrim. Ai thotë do të vazhdojë të jetë transparent për publikun. Ai vlerëson se VMRO-DPMNE-së nuk i konvenon që aktualisht të merr pushtetin.

“Siç e shoh VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin. Bindja ime e sigurt është që ai nuk e don; qeverisjen tash. Ata duan zgjedhje të rregullta. Ata duan qeveri teknike, me kryeministër mundësisht shqiptar”, tha mes tjerash Thaçi.

Thaçi më tej tha se kryeministri Zoran Zaev duhet të ftojë në ekzekutiv Lëvizjen Besa dhe Alternativën. Zaev duhet të sqarohet me liderët, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, përndryshe, sipas tij, me vetëm 61 deputet, do të duhet të bisedohet me opozitën.

Duke folur më tej, Thaçi tha se koalicionin Levica e krijoi pikërisht Taravari.