Përfaqësuesja e Iranit për femra fitoi 4-2 me penallti ndaj Jordanisë, duke u kualifikuar në Kupën e Azisë për femra.
Në këtë ndeshje spikati portierja Zohreh Koudaei, e cila me pritjet e saj ishte protagoniste kryesore në suksesin e Iranit.
Jordania duket se nuk e ka kapërdirë dot humbjen dhe tashmë kanë kërkuar që të hetohet gjinia e portieres. Në Jordani dyshojnë se Zohreh Koudaei është mashkull, i cili luan me shami, gjë që ia bën më të lehtë maskimin.