Në klubin e deputetëve ka nisur takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të Aletrnativës Afrim Gashin, për t’i shpalosur ofertën që ky i fundit bashkë me 4 deputetët e subjektit tij të bëhet pjesë e shumicës parlamentare.
Gashi, është parë i shoqëruar nga Bekim Sali, derisa pritet që i pari i Alternativës të marrë propozim nga kryeministri Zoran Zaev, për të hyrë në Qeveri.
Oferta e kryeministrit mësohet se do të shqyrtohet në organet e partisë Alternativa të martën që vjen kur edhe është thirrur mbledhja e Kryesisë Qendrore.
Në rast se Alternativa bëhet pjesë e Qeverisë, shumica siguron 64 deputet, dy më shumë nga sa kishte deri në nismën për mocion mosbesimi e cila dështoi në mungesë kuorumi në Kuvend si pasojë e tërheqjes së deputetit Rexhepi nga vendimi për të votuar “pro” rrëzimit të Qeverisë.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/290054299678879