Një 59-vjeçar serb ka vrarë këtë të premte gruan e tij shqiptare në Austri.
Ai e qëlloi atë me thikë në apartamentin e tyre në provincën austriake të Tyrol.
Vrasësi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.
Serbi e qëlloi gruan 50 vjeçe nga Shqipëria pas një konflikti dhe arma e krimit ishte një thikë kuzhine.
Nuk dihet se cili ka qenë motivi i vrasjes.