Më datë 19.11.2021 inspektorët e Njësitit për krim ekonomik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme dhe nëpunësit policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Aerodrom kanë arrestuar M.U.(63) dhe D.P.(38), që të dy nga Shkupi.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21, ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
“Duke vepruar ndaj denoncimit të pranuar në ora 18:30 nga ana e personit përgjegjës në Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Transport, sipas të cilit në zyrën me pajisje kompjuteristike, në të cilën kanë qenë disa të punësuar, kanë vërejtur shpenzim më të madh të rrymës ku dyshohet për prodhim të kriptomonedhave”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.