Parkingu në Tetovë është pa pagesë, mos dërgoni mesazhe

Për momentin parkingu zonal në Tetovë funksionon pa pagesë, por nëse dërgoni mezash mjetet financiare tërhiqen. Nga Komuna e Tetovës thanë se kjo ndodh nga sistemi operativ i cili është ne proces e sipër për t’u ndalur. Kështu që parkingu deri në njoftimin e radhës nga komuna është pa pagesë dhe nuk duhet të dërgohet mesazh, shkruan Portalb.mk.

Marketing

Qytetarët vazhdojnë të kenë pikëpyetjet e tyre se a të dërgojnë apo jo sms për parkingun zonal në Tetovë, edhe pse i njëjti është pa pagesë. Kjo është bërë temë diskutimi ditëve të fundit edhe në bisedat e përditshme gjithashtu ka shkaktuar edhe reagime në rrjetet sociale.

“Unë personalisht parkova veturën dhe lëshova SMS dhe e kam dëshmi se mjetet janë tërhequr edhe pse ka njoftim se është pa pagesë, nuk është i qartë si vendim”, tha këshilltari nga BDI, Blerim Osmani.

Të njëjtën provoi edhe gazetari i Portalb.mk dhe rezulton që mjetet tërhiqen nga dërgimi i mesazhit.

Ndërkaq nga Komuna e Tetovës thanë se parkingu momentalisht është pa pagesë, deri ne momentin që do kenë zgjidhje të problemit.

“Shkaku i tërheqjes se mjeteve ndodh për shkak te sistemit operativ i cili është ne proces e sipër për tu ndalur. Pra parkingu është pa pagese, deri në një njoftim te ardhshëm.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Kasami ka kërkuar nga udhëheqësi i kësaj ndërmarrjeje që të përgatis një raport se si është gjendja e ndërmarrjes dhe pastaj të vendoset si do të vazhdojë mënyra e punës, ndërkaq Kasami tha se si opsion mund të jetë edhe mbyllja e saj.

“Te parkimi zonal ne jemi në analizë të situatës, sigurisht që ka disa opsione të cilat ne jemi duke i analizuar, pres pra në komunikim me drejtorin e ndërmarrjes së parkingjeve që të më ofrojë zgjidhje për situatën aktuale. Një ndër zgjidhjet mbyllja edhe likuidimi i ndërmarrjes. Nuk është vendim, janë disa opsione, një ndër ato mund të jetë edhe kjo.” tha Bilall Kasami.