Komuna e Sarajit nderon figurën e Halil Latifit

Si çdo përvjetor edhe këtë vit Komuna e Sarajit nderon figurën e Halil Latifit për idealin dhe angazhimin e tij maksimal për çështjen kombëtare.
Angazhimi i tij legal dhe politik binte ndesh me politikat e regjimit totalitar të atëhershëm jugosllav, ndërsa kundërshtarët e këtyre politikave organizonin në mënyrë mizore likuidimin fizik të veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare.
Halil Latifi ka lindur në fshatin Gërçec të Shkupit dhe në vitin 1993 ai u flijua nga torturat ç’njerëzore që ushtruan njësitet special nëpër stacionet policore.
E përjetshme qoftë veprimtaria e Halil Latifit dhe gjithë dëshmorëve të kombit.
Lavdi!

Marketing