Duket si shi parash të rëna nga qielli, një ngjarje e ndodhur të premten në Kaliforni, ku nga një kamion i blinduar fluturuan mijëra kartëmonedha në autostradë.
Dera e kamionit u hap rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa shoferët zbritën nga makinat e tyre për t’i marrë ato.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqen drejtuesit e mjeteve duke marrë paratë furishëm. Disa bërtisnin nga gëzimi ndërsa pozonin me to në mes të rrugës, ndërsa trafiku ishte pezulluar.
Por, gëzimi i drejtuesve të mjeteve ka zgjatur pak, pasi policia ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të rivendosur rendin.
Një çift i rritur, një burrë dhe një grua, u arrestuan me dyshimin se morën disa nga paratë.
Forcat e rendit kërkuan që kushdo që ka marrë para nga rruga t’i kthejë menjëherë. “Nëse keni gjetur para në autostradë, ato nuk janë paratë tuaja,” tha rreshteri Martin i CHP-së në një konferencë shtypi pasdite. “I përket FDIC (Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave) duhet të kthehen.”
Nuk është e qartë saktësisht se sa para janë marrë.
https://twitter.com/overtime/status/1461841592864681993?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1461841592864681993%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D876228