Në Dubai, po mbahet kongresi i Kampionatit Botëror të Karatesë në të cilin po marrin pjesë 105 president të federatave të karatesë, përfshirë edhe Kosovën.
Me këtë rast, presidenti i Federatës Botërore dhe Evropiane të karatesë, Antonio Espinoza, i ka ndarë çmimin “Legjendë e karatesë Botërore”, kampionit Enver Idrizi.
Gjithashtu Idrizi, me mirënjohje është vlerësuar edhe nga nënkryetari major gjeneral Naser Abdul Razaq.
Idrizi ka falënderuar presidentin Espinoza, dhe ka thënë se ky çmim ka rëndësinë e jashtëzakonshme për të e për trevat shqiptare!