Virusi korona u ka marr jetën edhe 12 perosnave, bën të ditur minsitria e Shëndetësisë.
11 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit ndërsa nga sistemi termini im është njoftuar edhe për një të vdekur më 16 nëntor.
Në mesin e të vdekurve është edhe një 33 vjeçarë nga Ohri, i cili ka qenë edhe me diagnozë të diabetit dhe nuk është trajtuar me terapi adekuate, ndërsa në spital ishte pranuar në gjendje të rënduar shëndetësore.
Poashtu janë rregjistruar edhe 449 të infektuar nga 3.859 të testuar, ndërsa
317 pacient e kanë fituar betejën me virusin.
Në vend aktualisht ka edhe 8.472 raste aktive me Covid 19.
Të hënën pritet vendimi për propozim-masat e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilat kërkohet që punonjësit e sektorit publik të dorëzojnë certifikatë për vaksinim, test negativ me harxhime të tyre ose certifikatë për infektim.
Për këto propozim-masa do të bisedohet në mbledhjen e Shtabit të Krizës dhe më pas në Qeveri.