Tentoi të vetëvritej, shpëton 22-vjeçarja

Një vajzë e re në Maliq të Korçës ka tentuar që të kryejë vetëvrasje. Bëhet e ditur se rreth orës 18:45 në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët 22-vjeçarja, banuese në fshatin Orman.

Marketing

Nga deklarimet e marra rezulton vajza ka tentuar të dëmtojë vetën me thikë ndërsa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.