



Boksieri shqiptar, Florian Marku ka marrë fitoren e radhës në IBF në kategorinë ‘walterweight’ apo të mesme të lehtë, pasi ka mposhtur kundërshtarin e tij Lorick Luisetto.
Florian Marku ka vazhduar karrierën e tij në boks si i pamposhtur duke marrë fitoren e radhës ndaj Luisettos dhe duke vazhduar rrugën për mbrojtjen e titullit në IBF.
Meçi i zhvilluar në Wembley në “SSE Arena” ka dhuruar një përballje interesante mes boksierit shqiptar dhe atij francez.