Aksidenti në Bullgari, flet drejtori i policisë bullgare

Në autobusin me targa të Maqedonisë së Veriut, sipas informatave fillestare, kanë udhëtuar 52 udhëtarë dhe vozitësi, deklaroi për BTV drejtori i Policisë Nacionale të Bullgarisë, Stanimir Stanev.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Stoev shtoi se autobusi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në orën 21 ka hyrë në Bullgari nga vendkalimi kufitar “kapiteni Andreevo”. Ai udhëtonte përmes autostradës “Trakia”, e më pas përmes autostradës “Struma” deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të vendkalimit kufitar Gjueshevo, prej ku duhej ta linte Bullgarinë. Sipas Staevit, ende po punohet në konstatimin e shkaqeve për zjarrin në autobus.

Ai konfirmoi se jetën e kanë humbur 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërkaq 7 kanë mbijetuar. Është tragjike, shtoi Staev, që në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, madje edhe dy bineq. Kanë mbijetuar dy gra dhe dy burra të cilët janë dërguar në spitalin “Pirogov” në Sofje.

Tani për tani nuk mund të thuhet për shkaqet, nuk ka pasur pjesëmarrës tjetër në fatkeqësi, ndërsa rrethojat mbrojtëse e kanë ruajtur autobusin të mos dalë nga aksi. Rastin po e heton Shërbimi nacional hetues për shkak të numrit të madh të viktimave. Është konstatuar identiteti i të gjithë udhëtarëve të cilët kanë kaluar kontrollin kufitar gjatë hyrjes në Bullgari.