Kryeministri bullgar: Tragjedi e madhe, u tronditëm të gjithë

“Është një tragjedi e madhe. Gjej rastin t’u shpreh ngushëllimet e mia të afërmve të viktimave”, tha kryeministri bullgar, Stefan Yanev.

Marketing

Kështu tha ai gjatë një prononcimi për media nga vendi i ngjarjes, raporton BTV.

“Ky lajm na tronditi, shteti bullgar do të bëjë hetimin e këtij aksidenti rrugor”, tha ai.

Sipas tij, gjithçka është në dorën e organeve hetimore.

“Le të shpresojmë se do të nxjerrim mësimet e duhura nga ky aksident tragjik dhe të parandalojmë incidente të tilla në të ardhmen”, shtoi Yanev.