45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.
Në një postim në Twitter, Xhaçka shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.
“Dhimbje e madh për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka.