Edi Rama: S’ka fjalë për aksidentin tragjik, ku humbën jetën thuajse të gjithë udhëtarët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas aksidentit tragjik të autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona.

Marketing

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkroi Rama në Facebook.

Ndryshe ende nuk janë dhënë detaje lidhur me atë se si ndodhi ky aksident, por që pak më parë është konfirmuar se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.