



Ekipi anglez ka arritur një fitore të madhe.
Man City ka arritur të mposht Paris Saint Germain me rezultat 2-1, shkruan lajmi.net.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, dhe patën më shumë raste shënimi.
Përkundër dominimit të Cityt, pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0.
Në pjesën e dytë të dyja ekipet ishin më sulmuese, por PSG kaloi në epërsi e para.
Fillimisht Kylian Mbappe realizoi në min e 50′ për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij 0-1.
Në vazhdim Man City mori kontrollin e lojës dhe arriti të barazojë rezultatin në min e 63′ me golin e Raheem Sterling.
Nuk vonoi shumë dhe Gabriel Jesus realizoi në min e 73′ për të përmbysur rezultatin në 2-1 që në fund ishte epilogu final i ndeshjes.
Me këtë fitore, Man City ka 12 pikë në vendin e parë, ndërsa PSG ka tetë pikë në vendin e dytë.